Flash

Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO në mesin e një lufte me Rusinë

Lapsi.al 10 July 2023
Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO në

Presidenti amerikan Joe Biden i tha CNN se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në NATO, duke thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se aleanca të shqyrtojë shtimin e Kievit në radhët e saj.

Biden i tha Fareed Zakaria të CNN se ndërsa diskutimi për anëtarësimin e afërt të Ukrainës në NATO ishte i parakohshëm, SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij sigurinë dhe armatimin që u nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Biden foli me Zakaria-n përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, i cili përfshin një samit të NATO-s në Lituani, ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shtytja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore që dalin gjatë mbledhjes.

“Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte,” tha Biden.

Biden tha se ai ka folur me Zelenskyn gjatë për këtë çështje, duke thënë se ai i ka thënë presidentit ukrainas se SHBA do të vazhdojë të ofrojë siguri dhe armatim për Ukrainën, siç bën për Izraelin, derisa procesi të zhvillohet.

“Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale që Ukraina të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë gati të hyjë në NATO,” tha Biden, duke vënë në dukje se ai refuzoi kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin para luftës për një angazhim për të mos pranuar Ukrainën sepse aleanca ka “një politikë të dyerve të hapura”.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier. 35-vjeçari Besmir Hoxha nuk ka patur shenja dhunë në trup. Ndërkohë dyshohet se është mbytur...

21:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46