Presidenti amerikan Joe Biden i tha CNN se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në NATO, duke thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se aleanca të shqyrtojë shtimin e Kievit në radhët e saj.
Biden i tha Fareed Zakaria të CNN se ndërsa diskutimi për anëtarësimin e afërt të Ukrainës në NATO ishte i parakohshëm, SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij sigurinë dhe armatimin që u nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Biden foli me Zakaria-n përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, i cili përfshin një samit të NATO-s në Lituani, ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shtytja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore që dalin gjatë mbledhjes.