Flash

Berisha: Ahmetaj t'i thotë shqiptarëve se si i shkoi Rama me avion për t'i marrë firmën

Lapsi.al 10 July 2023
Berisha: Ahmetaj t'i thotë shqiptarëve se si i shkoi Rama me

Sali Berisha në deklaratën e ditës së sotme për mediat akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorë.

Ndër të tjera ish-kryeministri shtoi se Rama po i garanton organizatat kriminale se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave.

Gjithashtu Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të Taulant ballës, i emëruar së fundmi ministër i Brendshëm.

Berisha: Siç e dini, në vitin 2012, PD dhe koalicioni qeverisës, ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit.

Pra, prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengesë për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit.

Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhat korruptive, rikujtoj këtu se vetëm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Preseci, 800 mijë euro.

Pra, kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi, paratë e taksapaguesve për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit, shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere është Edi Rama. Është Edi Rrama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë.

Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin.

Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen.

Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46