Flash

VIDEO/ Kur Rama mbronte Rrahman Rrajën: Është i zgjedhuri i komunitetit

Lapsi.al 9 July 2023
VIDEO/ Kur Rama mbronte Rrahman Rrajën: Është i zgjedhuri i

Kur në tetor të vitit 2018 plasi skandali i dhunimit të një vajze të re nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja kryeministri Edi Rama doli hapur në krah të të zgjedhurit të tij. Rama fillimisht sulmoi policin Emiliano Nuhu që kishte guxuar të denonconte kërcënimet me jetë që kishte marrë nga të rinjtë e fisit Rraja vetëm sepse kishte marrë dëshminë e vajzës.

Në atë kohë Rama e quante policin “një horr” që kishte braktisur detyrën dhe që shteti “nuk do t’i ndahej këmba – këmbës”. Shiko videon KETU.

Në ato ditë, Rama ishte i ftuar në emisionin e Rudina Xhungës në News 24 ku tha serish sulmoi policin dhe mbrojti deputetin e tij.

“Deputeti, i ati i djalit nuk ka qenë në komisariat. Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës, inkuizitorë. S’ka asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e vet. Nga cila lartësi morale i jep të drejtë vetes (i drejtohet gazetarit Robert Rakipllari) që të përgojosh dhe të përçmosh një person. Ai deputeti… ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje.

Ai burri që ju flisni që sot është pranë shtratit të gruas që po vdes nga spitali nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjitha derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kameriereve” – bërtiste Rama në studion e Xhungës duke iu përgjigjur çdo akuze me fjalën “shpifje”. Shikoje videon KETU.

LEXO EDHE: Pse e hëngri Bledi Çuçi

Më pas Rama zhvilloi një mbledhje të grupit parlamentar ku sërish mbajti të njëjtin qëndrim në mungesë të Rrahman Rrajës.

“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë një shtrati, të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Por si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, - tha në atë kohë shefi i qeverisë.

Rama është pyetur për lidhjet e tij me Rrahman Rrajën edhe më pas. Ai e ka mbrojtur deputetin si një njeri të devotshëm dhe me lidhje të forta me zonën e tij elektorale. Sipas Ramës nuk është e nevojshme që të gjithë deputetët të flasin në parlament, pasi ka edhe nga ata që mbajnë lidhje me zonat duke u kujdesur për shqetësimet e tyre.

“Deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo jo implikim në këtë proces. Por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe nëse ka tentuar, sepse policia e ka respektuar procedurën nga A-ja te ZH-ja, dhe unë u sfidoj të provoni të kundërtën. Jetojmë në një sistem kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit dhe askush tjetër nuk përgjigjet për të”, - tha Rama.

Tashmë, me publikimin e videos së Borizanës, Rama nuk ka më alibi. Fisi Rraja tregoi me zë dhe figurë se nuk pyet për shtet dhe ligje pasi në zonën e tyre janë ata që e bëjnë ligjin si të duan.

LEXO EDHE: Faktet/ Redian Rraja shantazhoi oficerin e policisë, por si hyri gjemb në këmbë

Hunjtë dhe shkopinjtë dhe arroganca e tyre duke e filmuar vetë të gjithë skenën ka vërtetuar fjalët e djalit të deputetit kur kërcënonte policin Emiliano Nuhu: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Prapaskenat e shkarkimit të Çuçit, ultimatumi dhe takimi që nuk ndodhi me Ramën

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI