Flash

Si ndodhi? Bledi Çuçi e mori vesh shkarkimin nga Twitteri i Ramës

Lapsi.al 9 July 2023
Si ndodhi? Bledi Çuçi e mori vesh shkarkimin nga Twitteri i

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm". Këto qenë fjalët e Bledi Çuçit pas largimit. Por ndryshe nga kjo formulë kortezie duket se ministri i shkarkuar ka ngelur hatërmbetur nga trajtimi që i bëri Rama.

LEXO MË TEJ: Andi Bushati: Pse e hëngri Bledi Çuçi Shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar pa paralajmërim nga Tëitteri i shefit të tij njësoj siç mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje. Ai nuk pati asnjë mundësi të takohet me kryeministrin gjatë së shtunës dhe as të informohet se cili do ta pasojë. Edhe emerimin e Taulant Ballës Çuçi e mori vesh njësoj me gjithë shqiptarët e tjerë. Prandaj atij si mbetej gjë tjetër veçse të shkruante: "Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Shqiptari arratiset nga burgu grek

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. Ngjarja është bërë publike dje në media. Ky i burg...

12:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI