Flash

PAMJET/ Dalin para gjykatës Rrajat e sulmit barbar në Krujë

Lapsi.al 9 July 2023
PAMJET/ Dalin para gjykatës Rrajat e sulmit barbar në Krujë

Kanë dalë sot para Gjykatës, 4 nga persona e akuzuar të fisit Rraja për dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve Maja në Krujë, 3 ditë më parë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, një masë që do të vlerësohet nga Gjykata.

Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja. Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-09-at-11.36.00.mp4"][/video]

“Kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke ana lënë pa ndjenja”, - ka deklaruar Bilbil Maja.

Në pranga është vënë edhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit në Fushë Krujë ku ka ndodhur ngjarja i akuzuar se nuk e ka kallëzuar krimin dhe se ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamera e sigurisë. Policia reagoi vetëm pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të xhiruara nga vetë Rrajat.

Bilbil Maja kishte denoncuar disa herë në polici për dëmtimet që po shkaktoheshin nga shpërthimet e gurores dhe kishte tentuar disa herë të bllokonin kamionët. Këtë të diel gurorja është mbyllur. ©LAPSI.aL

Të këshilluara

Shqiptari arratiset nga burgu grek

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. Ngjarja është bërë publike dje në media. Ky i burg...

12:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI