Flash

Gjykata jep vendimin për Rrajat e dhunës me shkopinj në Krujë

Lapsi.al 9 July 2023
Gjykata jep vendimin për Rrajat e dhunës me shkopinj në

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Në qeli do të qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja.

Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga gjykata. Ata u akuzuan për për veprat penale: "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".  Pronari i lokalit në Fushë Krujë ku ka ndodhur ngjarja u akuzua se nuk e ka kallëzuar krimin dhe se ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamerat e sigurisë.

Një ditë më parë u arrestuan edhe 4 persona të tjerë të cilët pritet të dalin të hënën para gjykatës. 6 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim. Mes të kërkuarve janë Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja.

Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Policia ngriti postoblloqe mbrëmjen e djeshme në hyrje e dalje të Krujës dhe kontrolloi makinat me xhama të zinj, por ende nuk ka rezultate për personat e shpallur në kërkim.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.   ©LAPSI.al

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-09-at-11.36.00.mp4"][/video]

Të këshilluara

Shqiptari arratiset nga burgu grek

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. Ngjarja është bërë publike dje në media. Ky i burg...

12:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI