Flash

Top Channel si mortajë propagande në goditje të Albin Kurtit (video)

Lapsi.al 8 July 2023
Top Channel si mortajë propagande në goditje të Albin Kurtit

Mediat e regjimit janë vënë në garë se cila ti shërbejë më tepër shefit. Radhën sot e kishte Top Channel. Kamera e lajmeve të këtij kanali që pak kohë më parë Rama e akuzoi se ushtronte presion për përfitimë të paligjshme, ka shkuar sot në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Aty ka gjetur disa maune që po prisnin në radhë prej disa orësh. Dhe kaq i është dashur për të arritur në konkluzionin se: "Hatërmbetja e Albin Kurtit ndaj Ramës po merr përmasa që askush nuk do t’i dëshironte". Sipas TCH policia e Kosovës, e nxitur politikisht po bënte bllokadë në kufirin mes dy vendeve duke penguar lëvizjen e mallrave.

Lexo me tej:

“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in 

Nëse lajmi i pritjes së kamionëve në kufi mund të qe i vërtetë dhe jo i sajuar, kronika e lajmeve nuk servirte asnjë fakt, asnjë citim, apo asnjë dëshmi se kjo po bëhej me urdhër nga lartë, sepse gjasme Kurtit i paska mbetur hatri nga kryenegociatori i Ballkanit. Dy ditë më parë Open Data kritikoi monopolizimin e audiencës televizive ne duar te pese familjeve (shiko videon poshte te Lapsi Videos). Ekranet shqiptare jane kthyer ne mjete propaganistike qe i sherbejne qellimeve te pronareve te tyre.

 

Për të parë më shume video bëni një like per faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI