Flash

Ngjarja me fisin Rraja/ Do shkarkohen drejtuesit në komisariatin e Krujës

Lapsi.al 8 July 2023
Ngjarja me fisin Rraja/ Do shkarkohen drejtuesit në komisariatin e

Takimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nxitur ndryshime në komisariatin e Krujës. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku u takuan për rreth 5 orë ditën e sotme.

Gjatë takimit është vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit. Ai pritet t'i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Ata kanë neglizhuar detyrën lidhur me dhunën e ushtruar nga anëtarët e familjes Rraja. Fillimisht ata e fshehën si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Drejtues Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati,”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023. Anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Ai ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për t'i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat. Pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46