Flash

Escobar: Kurti e Vuçiç të pranojnë planin tre pikësh të BE

Lapsi.al 8 July 2023
Escobar: Kurti e Vuçiç të pranojnë planin tre

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka qenë në Dubrovnik ku dhe ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës, Serbisë dhe lëvizjet e fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës.

Escobar në një konferencë për mediat duke komentuar situatën në Kosovës, ka theksuar se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.

Ndër të tjera mediat shkruajnë se zyrtari amerikan ka dhënë përgjigje edhe në lidhje me pyetjen nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

Sipas tij partneriteti me Kosovën është me popullin dhe jo me ndonjë parti apo figurë kryesore.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, përfundoi Escobar.

Ndërkohë kujtojmë se Serbia dhe Kosova në muajin shkurt e pranuan Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në muajin mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje.

Të këshilluara

Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Beograd me Presidentin e ...

23:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI