Flash

Andrea Bocelli ndërhyn mes dramës së Kim dhe Kourtney

Lapsi.al 8 July 2023
Andrea Bocelli ndërhyn mes dramës së Kim dhe Kourtney

Motrat Kardashian janë përfshirë në një dramë të re, e kanë bërë pjesë të saj edhe tenorin e njohur Andrea Bocelli.

Kështu, akuzave të Kourtney, se dasmën e saj me Kanye West në vitin 2014, Kim e kishte përdorur për biznes, Kim Kardashian iu përgjigj duke e “akuzuar” se në fakt e motra i kishte “vjedhur” gjithë detajet e ceremonisë.

Për shembull, Kim dhe Kanye në atë kohë zgjodhën si destinacion Italinë, më saktësisht Firencen, ndërsa disa muaj më parë edhe Kourtney me Travis Barker zgjodhën të njejtin shtet, teksa u martuan në vilën e “Dolce & Gabbana”.

Ndërkohë, Kim po ashtu tha se në dasmën e saj këndoi Andrea Bocelli (këtu hyn në lojë edhe artisti i njohur), teksa edhe Kourt e mori atë në ceremoninë e saj, duke e ditur mjaft mirë që në fakt është këngëtari i preferuar i Kim.

Andrea ka zgjedhur të reagojë mes gjithë kësaj drame, ose të paktën stafi i tij i rrjeteve sociale, teksa bashkangjitur me video-n ku motrat diskutojnë shkruan:

“Të dashura Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian. Jam shumë i lumtur që të dyja ju e adhuroni zërin tim dhe gjithnjë do të jem i lumtur të këndoj për ju, – teksa i sugjeron edhe Matteo Bocelli-n si artist, të cilin sipas Andrea-s, nëna e tyre, Kris, e njeh shumë mirë.

Të këshilluara

Edhe Selena Gomez akuzohet për photoshop

Selena Gomez vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar e më të ndjekur në rrjete sociale, sidomos pas “dramës” me Hailey Bieber dhe paqes midis vajz...

14:21

Johnny Depp rikthet në Disney?

Johnny Depp nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney. Një burim i afërt me aktorin  ka treguar për PEOPLE  se Depp, i cili më parë tha se ndih...

12:44

Ndahen Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Ricky Martin dhe Jwan Yosef po divorcohen. Çifti njoftoi të enjten se ata janë ndarë pas gjashtë vitesh martesë – por janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes ...

11:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI