Flash

VIDEO/ Sherri për guroret, shihni si i masakrojnë me shkopinj bejsbolli e shqelma grupi i Rrajave dy personat

Lapsi.al 7 July 2023
VIDEO/ Sherri për guroret, shihni si i masakrojnë me shkopinj

Një konflikt është regjistruar mesditën e së enjtes në një lokal të aksit Fushë Krujë-Thumanë. Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga një grup personash.

Lapsi.al ka siguruar pamjet nga ky sulm i kryer nga anëtarë të fisit Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Të paktën 10 persona sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe goditur pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet.

Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma.

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

(video ketu)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46