Flash

Sot nisin regjistrimet e nxënësve në e-Albania

Lapsi.al 7 July 2023
Sot nisin regjistrimet e nxënësve në e-Albania

Në portalin e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Dokumentet do të ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi).

- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);

- Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkroi ministrja Evis Kushi.

Të këshilluara

Atentati, zbardhet dëshmia e Valter Bamit

Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan...

09:37

Atentati në Krujë, arrestohet Valter Bami

Valter Bami 37-vjeç është ndaluar nga policia për atentatin e ndodhur në Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit...

22:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI