Flash

Shembulli "Nuhu"/ Pse u zbyth policia nga Rrajat e Krujës

Lapsi.al 7 July 2023
Shembulli "Nuhu"/ Pse u zbyth policia nga Rrajat e Krujës

Vetëm pas publikimit të pamjeve të rënda të dhunës në Krujë, Policia e Shtetit ka reaguar duke arrestuar 4 shtetas si të përfshirë në ngjarje. Por sic mëson Lapsi.al vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Xhelali e Flamuri, nuk janë vënë në pranga ende. Ata shfaqen me pistoletë në dorë teksa kërcënojnë një prej anëtarëve të fisit Maja.

Për ta kuptuar më mirë zbythjen e policëve duhet kujtuar historia e Emiljano Nuhut, polici i vetëm i Krujës që pranoi të regjistrojë denoncimin e Xhisiela Malokut, ish e dashura e rrahur dhe kërcënuar nga Rexhepi, djali i deputetit të zonës, Rrahman Rraja.

Kur sapo kishte marrë kallëzimin e Xhisielës, Emiljanon e ndoqën kushërinjtë e Rexhepit nga Kruja në Tiranë. Njëri prej tyre, Ramazan Rraja ia tha troç: “Ligjin në Krujë e bëjmë ne. Nëse duam mund të shkrijmë edhe Komisariatin e Krujës”.

Mosbesues për këto fjalë, polici Emiljano Nuhu i shkruajti një letër të gjatë eprorit të tij Ardi Veliut. Në letrën që Lapsi.al e ka publikuar të plotë, polici i përshkruante djemtë e fisit Rraja si “të pushtetshëm, impulsivë, që lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.

Lexo edhe: LETRA E PLOTE/ Emiljano Nuhu informoi Ardi Veliun për kērcënimet e Rrahjave

Çfarë bëri Ardi Veliu? I çoi informacionin Taulant Ballës. Sepse Rrajat, duke qenë fis i madh në Krujë janë një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Siç tregoi më vonë polici Emiljano Nuhu, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rrajën, me kryetarin e bashkisë Artur Bushin dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rrajën. Ky i fundit ishte i armatosur dhe në nerva e sipër i vuri pistoletën në kokë për t'i thënë të mos regjistronte denoncimin e Xhisiela Malokut.

"Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time" tregoi Emiljano Nuhu, pasi u arratis nga Shqipëria me gjithë familjen.

Nuhu nuk ishte një agjent policie dosido. Ai kishte marrë pjesë në disa operacione të rëndësishme si i infiltruar dhe për të ishte investuar për vite me radhë në disa trajnime. Nuhu kishte çertifikatën e sigurisë të lëshuar Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar, kualifikime nga OSBE, PAMECA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomën në juridik etj dhe kurset e tjera të organizuara nga policia e shtetit.

Lexo edhe: Historia/ Si dolën krah Ramazan Rrajës, Edi Rama, Taulant Balla dhe Ardi Veliu

Lexo edhe: “Ligjin e bëjmë ne, e shkrijmë komisariatin”, si u kërcënua polici Nuhu nga nipat e deputetit

Lexo edhe: Arrestimi i Redjan Rrajas, reagon ish-polici Emiljano Nuhu: I përkëdhelur nga Rama

Megjithatë, pasi denoncoi publikisht Rrajat dhe manipulimin që kishte bërë Taulant Balla në komisariat u përball me artilerinë e rëndë të presionit qeveritar. Kryeministri Rama doli dhe e quajti “horr“, "shpifës me uniformë", një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azilin politik.

Kur Ramës i thonin se Xhelal Rraja i kishte vënë pistoletën në kokë policit, kryeministri bërtiste: Unë kam parë kamerat! Në fakt, filmimet e komisariatit të Krujës nuk dolën kurrë. Sot doli se si fisi Rraja dhunon një njeri në mes të ditës me shkopa bejzbolli duke i mbajtur pistoletën mbi kokë dhe pa iu trembur policisë.

Dhe policia nuk ka se si të veprojë. Sepse Edi Rama e bëri shembull Emiljano Nuhun duke i dhënë një mesazh të qartë kujtdo që do të marrë përsipër t'i arrestojë apo të regjistrojë kallëzim Rrajave. Në fillim duhet t'i bëjë hesapet me Edi Ramën./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI