Flash

“Dhuna shokuese ka emrin e Ramës”, Meta kritika policisë për ngjarjen

Lapsi.al 7 July 2023
“Dhuna shokuese ka emrin e Ramës”, Meta kritika policisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë ku pjesëtarë nga fisi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhunon brutalisht dy persona.

Meta shkruan se mosveprimi i Policisë së Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes” që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën regjimit anti-ligjor.

“Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari”, shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI