Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Lapsi.al 7 July 2023
Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Unë besoj që tërheqja zvarrë e asociacionit të komunave me shumicë serbe është një gabim strategjik dhe po ashtu është një gabim strategjik edhe tërheqja zvarrë e krijimit të kushteve për serbët e Kosovës për të ushtruar të drejtat e tyre fetare dhe për kishën për të pasur ato që i takojnë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ashtu sikundër unë besoj se këmbëngulja për të mbajtur nëpër godina bosh të mbushura me policë, kryetarë komunash të cilët u zgjodhën në kushteve e një bojkoti, por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë duke u kthyer në pengesë për zgjidhjen është një tjetër gabim strategjik.

Këto i kam thënë publikisht, i përsëris dhe këtu dhe nga ana tjetër unë shpresoj që presidenti dhe Serbia nga ana e vet do ta thotë qartë dhe shkoqur që në momentin që hapet rruga për zgjedhje, aty do bëhen zgjedhje dhe do të garantohet pjesëmarrja. Kjo është e gjitha për këtë pjesë” – tha Rama.

Vuçiç gjithashtu bëri kritika për Kurtin.

“Sa i takon takimit apo për të parë Albin Kurtin, nuk kam patur asnjëherë problem të diskutoj apo ta takoj atë, qoftë nga Tirana dhe nga Prishtina që unë kam marrë pjesë për 11 vjet në diskutime. I vetmi që nuk kam, pra unë kam folur me të gjithë, me Hashim Thaçin, me Ramush Haradinaj, me Hotin dhe diskutimet me të gjithë jam përpjekur të gjej zgjidhjet paqësore për problemet e popujve tanë, të vendeve tona që të jetojnë më mirë që ne të ofrojmë standarde më të mira jetese. Më pyesni se kur do ta shoh Albin Kurtin dhe ju as nuk e dini se as ata që janë më afër tij kur do ta shohin, por më mirë të mos bëj asnjë koment për këto gjëra”- tha kreu i shtetit serb.

Më pas Rama foli për propozimin e tij për draftin e komunave me shumicë serbe.

“Duke qenë se u përmend këtu propozimi, duhet ta përsëris edhe një herë që propozimi i një draft statuti është një kontribut nga ana ime që besoj që është një kontribut shumë pozitiv në përmbajtje, por që nuk pretendon të jetë një kontribut që palët duhet ta marrin dhe ta pranojnë apo nuk është një kontribut i konsultuar me asnjërën nga palët.

Jam pyetur për këtë në mënyrë të përsëritur në Tiranë, jam pyetur dhe gjatë këtij turi dhe më vjen keq që disa nuk duan ta kuptojnë që nëse ky do të ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë ky kontribut nuk do kishte asnjë vlerë dhe unë nuk do ta merrja përsipër pasi për Kosovën dhe në emër të Kosovës flasin ata që e përfaqësojnë, ashtu sikundër nuk mund të ishte kurrë një kontribut që unë ta konsultoja me Presidentin e Serbisë.

Ky është një kontribut i shkruar i cili i është dorëzuar dy kumbarëve të planit franko-gjerman, presidentit të Francës dhe kancelarit të Gjermanisë dhe presidentit të Këshillit Europian për dijeni dhe kaq. Iu takon pastaj palëve ta kërkojnë, ta lexojnë apo mos ta lexojnë, ta konsiderojnë apo mos ta konsiderojnë. Unë besoj që është një kontribut pozitiv” – tha Rama.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI