Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Pirueta e Ramës: Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll

Lapsi.al 7 July 2023
Pirueta e Ramës: Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private

Pasi habiti të gjithë me shkëputjen e papritur nga Ballkani i Hapur, duke thënë se e kreu misionin e tij, Edi Rama sot bëri një devijim tjetër.

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama foli për Ballkanin e Hapur, ku u shpreh se nuk është kompania e tij private që e hap dhe e mbyll.

Më tej argumentoi se ishte një nismë e përbashkët dhe Shqipëria ishte pjesë e saj. ‘Ne duhet të fokusohemi te procesi i Berlinit, jo vetëm se jemi vendi mikpritës, pasi kemi mundësinë e futjes në projekt’, tha më tej kryeministri Rama.

“Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll. Është një nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë isha pjesë, Një mijë herë të kthehesha një mirë do kthehesha Thjesht kam shprehur opinion tim se Ballkani i Hapur e ka kryer procesin e vetë. Nuk është kompania ime, e përsëris, është një nismë e përbashkët. Pse e kam shprehur tani opinionin tim? Duke iu kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative, sikur është nën ndikimin kino-rus (Kina dhe Rusia), nuk kanë dëmtuar atë nismë por kanë dëmtuar procesin e Berlinit. E kam thënë që kur e kemi firmosur vjet në Berlin, marrëveshjen, ne kemi bërë një firmë teatrale, pasi i kishim firmosur më parë. Ne duhet të fokusohemi te procesi i Berlinit, jo vetëm se jemi vendi mikpritës, pasi kemi mundësinë e futjes në projekt. Edhe unë jam në sinkron të plotë me Dritanin (kryeministri i Malit të Zi) kur ndodhin këto situata absurde, si kjo që po ndodh në veriun e Kosovës, pasi është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë. Jemi shumë më larg nga BE në këtë mënyrë. Edhe kur jemi në konferencë, dëgjon ato pyetje të gazetarëve të duket sikur jetoj ne të gjithë në një sofër e të duket sikur hanë ato fasule." 

Shikoni këtë video të përgatitur nga Angi Bushati, mbi talljen e Ramës me shqiptarët për Ballkanin e Hapur: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI