Flash

Përplasja e autobusëve në New York, 18 të plagosur

Lapsi.al 7 July 2023
Përplasja e autobusëve në New York, 18 të plagosur

Përplasja e dy autobusëve në New York, njëri prej të cilëve ishte dy katësh, shkaktoi plagosjen e 18 personave e mbolli panik në Manhattan.

Zyrtarët pohuan se të dy mjetet ishin të mbushura me njerëz. Zëdhënësi i Departamentit të zjarrfikësve u shpreh se ishte ende shumë shpejt për të përcaktuar arsyet e aksidentit.

“Sa herë përfshihen dy autobusë në ngjarje të tillë, sigurisht që numri i personave që kanë nevojë për trajtim është domethënës. Mendoj sidoqoftë se njësitë tona bënë një punë mjaft të mirë për t`i larguar njerëzit shumë shpejt nga mjetet e aksidentuara, e iu ofrua dhe ndihma e parë. Ebnde po verifikohen shkaqet e aksidentit”, u shpreh Kevin Murphy nga Departamenti i Zjarrfikësve.

Më e vështirë kanë qenë puna e ekipeve të ndihmës për nxjerrjen e pasagjerëve të autobusit dykatësh. Litarë e shkallë u përdorën për shpëtimin e tyre. Sipas njoftimeve zyrtare, një pjesë e të lënduarve kanë të prera, mavijosje, thyerje gjymtyrësh e lëndime në kohë dhe qafë. Asnjëri prej tyre megjithatë, nuk është në rrezik për jetën.

63 persona të tjerë në vendngjarje janë kontrolluar për plagë të mundshme. Autobusi turistik i përfshirë në aksident i përkiste kompanisë TopVieë Sightseeing. Ai niset nga një stacion pranë Times Square dhe ofron një udhëtim 90 minutësh, gjatë të cilit pasagjerët kanë mundësinë të shohin objekte ikonike të qytetit si Empire State Building dhe Brooklyn Bridge.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI