Flash

Rama ironi me krerët e komunave në veri të Kosovës, i krahason sërish me Oso Kukën

Lapsi.al 7 July 2023
Rama ironi me krerët e komunave në veri të Kosovës, i

Refuzimi i Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën mori një vëmëndje të veçantë gjatë konferencës së kryeministrit të Shqipërisë me atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. I pyetur nga gazetarët për vizitën e dështuar në Prishtinë, Rama përsëriti ironinë për qëndrimet politike të Albin Kurtit, duke i krahasuar kryetarët e komunave në veri me Oso Kukën.

“Ky është një moment për të luftuar me mendësinë e vjetër, për të luftuar me fantazmat e kaluara për ta lavdëruar Oso Kukën kur na i tregojnë, por jo për ta bërë nga e para, të futemi nëpër kulla dhe të bllokohemi t'i kthejmë institucionet në kulla dhe na kërkojnë që të bashkohemi në samit dhe të këndojmë këngë. Mendoj që janë histori që ne jemi krenar, por nuk mund të jetojmë në kohën e inteligjencës artificiale, aq kohë kemi humbur në këtë rajon kur ka një sërë oportunitetesh më duket e tepër, e rrezikshme dhe e kotë. Ndryshe do na nxirrte në ndonjë shteg, por të rrezikojmë dhe sakrifikojmë jetë njerëzish për histori të kota na duket e papranueshme, shikoni Malin e Zi ku dukej një fuçi baruti dhe do shpërthente tani ka qetësi, çfarë i ndodhi tani që u sistemua në këto gjëra, përveç se u rrit turizmi”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI