Flash

Offset dhe Cardi B shfaqen në publik pas akuzave për tradhëti

Lapsi.al 7 July 2023
Offset dhe Cardi B shfaqen në publik pas akuzave për tradhëti

Offset dhe Cardi B vodhën vëmendjen në Javën e Modës në Paris, pasi u grindën publikisht në internet për pretendimet për tradhëti muajin e kaluar.

Offset dhe Cardi morën pjesë në shfaqjen Balenciaga Haute Couture Vjeshtë/Dimër 2023/2024 në Paris, ku të dy artistët ishin veshur tërësisht me të zeza. Dyshja ishin të buzëqeshur teksa kalonin pranë fansave dhe fotografëve, duke qeshur me njëri-tjetrin dhe pozonin për foto.

Offset shkoi gjithashtu në Instagram për të ndarë disa fotografi nga udhëtimi i tyre në Qytetin e Dritave -- dhe postoi foto nga koha e tyre në shfaqjen Balenciaga edhe në shfaqjen e Jean Paul Gaultier. "Një ditë tjetër, një tjetër bekim," shkroi reperi.

Pamjet vijnë pasi muzikanti akuzoi Cardi B se tradhëtoi me një mikun e tij. Cardi shkoi në "Twitter Spaces" më 26 qershor, ku ajo u përgjigj ndaj komenteve të fshira. Ajo filloi përgjigjen e saj  duke kënduar  "I Should Have Cheated" të Keyshia Cole. “Para së gjithash, më lejoni të them, nuk mund të më akuzoni për të gjitha gjërat që ju e dini se  jeni fajtore”, tha Cardi. "Këndoni me mua,  të gjithë! Dhe e shoh që është e lehtë për të të fajësosh mua për gjithçka. Po, zemër!"/Lapsi.al

[embed]https://twitter.com/i/status/1676567980367380480[/embed]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI