Flash

Dhuna barbare në Krujë, "bëhet e gjallë" policia, por nuk arreston vëllezërit e deputetit të PS-së (VIDEO)

Lapsi.al 7 July 2023
Dhuna barbare në Krujë, "bëhet e gjallë" policia,

Vetëm pas publikimit të pamjeve të rënda të dhunës në Krujë, Policia e Shtetit ka reaguar duke arrestuar 4 shtetas si të përfshirë në ngjarje. Por sic mëson Lapsi.al vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Xhelali e Flamuri, nuk janë vënë në pranga ende. Ata shfaqet me pistoletë në dorë teksa kërcënojnë një prej anëtarve të fisit Maja. Pushteti politik që buron nga deputeti i PS-së iu ka dhënë paprekshmëri Rrajave në zonën e Krujës. Ata kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ngjarje të rënda. Më poshtë njoftimi i fundit nga Policia e Shtetit dhe pamjet e dhunës barbare.

 

Goditën në ambientet e një lokali 2 shtetas, shoqërohen në komisariat 8 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 4 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit:

- I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L. Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Rama sot në Bosnje, Mal të Zi e Serbi

Sot është dita e dytë e turit ballkanik për Procesin e Berlinit, ku kryeministri Rama po dje zhvilloi takimet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Përmes nj...

09:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI