Flash

Berisha mesazh për Rrajat: Drejtësia nuk i harron krimet tuaja!

Lapsi.al 7 July 2023
Berisha mesazh për Rrajat: Drejtësia nuk i harron krimet tuaja!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunën barbare të ushtruar në rrethin e Krujës, nga fisi Rraja kundrejt atyre Maja, ku e ka quajtur si "dhunë shtazore".

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka shprehur solidaritetin me dy të lënduarit, Bilbil dhe Jashar Maja dhe se dënon krimin e shëmtuar të bandës qeveritare të Rrajës.

Postimi i plotë:

Dhunë shtazore në Borizanë të Krujës e Xhelal dhe Flamur Rrajës, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Të dashur miq,

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat. Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara.

Lexo edhe: Shembulli “Nuhu”/ Pse u zbyth policia nga Rrajat e Krujës

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI