Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Publikohet testamenti i Berlusconit i shkruar me dorë në 2006

Lapsi.al 6 July 2023
Publikohet testamenti i Berlusconit i shkruar me dorë në 2006

Vendimi për Fininvest dhe pasurinë ishte marrë që në vitin 2006. Kjo është zbuluar nga testamenti i Silvio Berlusconit, i cili e shkroi atë me dorë më 2 tetor 2006 në një fletë të verdhë me titullin “Villa San Martino”.

Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër tregojnë vullnetin e tij, me një stil të thatë dhe të qartë, asnjë prej fëmijëve të tij nuk do të mbajë kontrollin i vetëm mbi Fininvest SpA, të ushtruar më parë nga vetë babai.

“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”. Në vitin 2020 ai shtoi dispozitat në favor të vëllait të tij.

Siç shpjegojnë burime pranë dosjes, në vitin 2006, kur ishte ende i martuar me Veronica Lario me të cilën kishte Barbaran, Eleonoran dhe Luigin, Berlusconi vendosi të transferonte pjesën e tij të disponueshme të pasurisë fëmijëve të tij të parëlindur, Marina dhe Pier Silvio, për të siguruar ekuilibër. Silvio Berlusconi gjatë viteve ka dhënë kontribute dhe donacione për partinë që ai themeloi, Forza Italia, si dhe subjekte të tjera.

Testamenti holografik i lënë nga Silvio Berlusconi nuk përmban detajet e pasurisë së tij dhe as vlerësimin e të gjitha pasurive të tij që përfshin, përveç Fininvest, shumë ndërtesa dhe vila, nga ajo e Arcore (ku biznesmeni shkroi testamentin e tij të fundit, më një bllok shënimesh me titullin Villa San Martino) në Villa Certosa, për një vlerë që sipas thashethemeve është rreth 4 dhe 5 miliardë. Për Fininvest kjo do të thotë se Marina shton 8.33% të aksionit të ashtuquajtur ‘legjitim’ në 7,81% të aksioneve të zotëruara tashmë dhe 10,40% të aksioneve të disponueshëm duke arritur në 26, 54%; E njëjta përllogaritje vlen edhe për Pier Silvio, i cili rezulton të ketë një pjesë identike të të drejtave të votës në shoqërinë holding (e barabartë me 26.54%). Të dy vëllezërit më të mëdhenj së bashku, kontrollojnë 53% të Fininvest.

Vetëm pjesa e tyre ‘legjitime’ shkon për Barbara, Eleonora dhe Luigi, të cilat tashmë ndanin një pjesë 21,87% në mënyrë të barabartë, pra një pjesë totale prej 24,99%, që sjell pjesëmarrjen e tre vëllezërve, fëmijëve të Veronikës, në 47 për qind. Extra Fininvest, e gjithë pjesa tjetër e aseteve ndahet gjithashtu midis fëmijëve sipas të njëjtës skemë: pjesa e ligjshme e ndarë në pesë pjesë të barabarta, 13,32% e të gjitha aktiveve dhe pjesa ‘në dispozicion’ e ndarë në mënyrë të barabartë midis Marina dhe Pier Silvio, 16,65 % për secilin.

[caption id="attachment_838302" align="alignnone" width="528"] Il testamento di Berlusconi[/caption]

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46