Flash

Masakra e Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 shqiptarët që vranë nazistët

Lapsi.al 6 July 2023
Masakra e Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107

“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”. Kështu është shprehur ambasadori gjerman në Shqipëri mbi masakrën e Borovës, të ndodhur 80 vite më parë, ku 107 jetë të pafajshme u dogjën të gjallë nga nazistët.

Jorgjia Leka është 87-vjeçarja e cila mundi t’i shpëtonte kësaj masakre, por fatin e saj nuk e patën motra, vëllai dhe prindërit e saj. Mes lotëve dhe dhimbjeve ajo tregon se para syve të saj ju pushkatua e gjithë familja.

“Nëna na merr të 5 fëmijëve kalojmë kodrën dhe zbresim në një kacube, nuk e mora vesh si Gjermani na gjeti. Na qëlloi. Vritet vëllai i vogël 5 vjeç, motra e madhe 18 vjeçare e merr në krah. Në këtë kohë nëna na merr të gjithëve dhe na kalon poshtë urës. Sipër urës një gjerman tjetër, qëllon, vritet mamaja, një motër, vëllai kurse unë plagosem në këmbë. Ju them që u vranë të gjithë, bile unë pashë e fshatarët që vdiqën. Na çuan na manastir e aty u rritëm”- theksoi ajo për mediat.

Varrezat ku janë eshtrat duhet të kenë një vëmendje më të madhe thotë një pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës. “Mënyra më dinjitoze për të kujtuar këta njerëz është që ky vend te kthehet ne një vend kujtese për viktimat e nazizmit. Ata kanë qenë viktimat të pafajshme prandaj dinjiteti përtej dëshmorëve të atdheut, të qenit martirë, dinjiteti vihet duke i kujtuar e kthyer këtë vend në një vend kujtese për viktimat e luftës se dyte botërore”- theksoi Mikaela Minga, pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës.

E për këtë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës u zotua se këshilli bashkiak do t’i japë statusin varreza dëshmorësh. Në 6 korrik të vitit 1943 ushtria gjermane drejt largimit nga Shqipëria drejt Greqisë do të kryente masakrën me të rëndë në popullsinë civile të ndodhur në vitet e luftës së dytë botërore, duke marrë 107 jetë të pafajshmish, nder ta fëmijë, gra e të moshuar.

Të këshilluara

Largohet kreu i Kadastrës Vlorë

Largohet kreu i ASHK në Vlorë. Ky vendim vjen pasi Kadastra kaloi në sistemin online. Mësohet se Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po as...

17:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI