Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare

Lapsi.al 6 July 2023
Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare

Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emëton obligacione nëpërmjet ofertës publike. Thënë ndryshe, i ofron publikut të gjerë nënshkrimin e titujve të saj të borxhit. Ky zhvillim i rëndësishëm do të thotë se në bursën shqiptare ALSE nuk do të tregtohen më vetëm letrat me vlerë të qeverisë, por edhe instrumentet korporatë, si ai i emëtuar nga kompania e mikrofinancës NOA.

Aperçu de l’image

Në ceremoninë e lancimit të këtij zhvillimi të rëndësishëm për tregun e kapitaleve, që i hap rrugën edhe listimit të kompanive të tjera në bursë, ishin të pranishëm Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, anëtarë të komisionit parlamentar të ekonomisë; disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj në vend etj. Në fjalët përshëndetëse, ata vlerësuan rëndësinë që ka për sistemin financiar, biznesin dhe ekonominë në tërësi zhvillimi i tregut të kapitaleve.

Aperçu de l’image

“Bursa Shqiptare e Titujve është themeluar në vitin 2017 nga 3 aksionarët e saj: Banka Credins, Banka Amerikane e Investimeve dhe AK-Invest. Aktiviteti i saj u lancua zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. Në Bursë kanë qenë të listuar vetëm titujt qeveritarë, deri me emëtimin e instrumentit të parë korporativ nga NOA, një hap që pritet të hidhet edhe nga kompani të tjera”.- citoi znj. Nada Vokshi, Drejtore e Përgjithshme e ALSE.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46