Flash

Atentati në Krujë, arrestohet Valter Bami

Lapsi.al 6 July 2023
Atentati në Krujë, arrestohet Valter Bami

Valter Bami 37-vjeç është ndaluar nga policia për atentatin e ndodhur në Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit Gentjan Bejtja, 10 dhe 13 vjeç. Në reagimin zyrtar policia bën me dije se bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë 37-vjeçarit janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

"Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja, është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi Ramazan Sino. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi Valter Bami, 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se: Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit Valter Ba, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi Valter Bami, 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë. Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme" - thuhet në njoftimin e policise.

Të këshilluara

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten. Ai ka folur par...

19:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI