Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Kurti nuk e takoi/ Rama ironizon: Nuk kam regjistruar as ndonjë parti në Kosovë

Lapsi.al 6 July 2023
Kurti nuk e takoi/ Rama ironizon: Nuk kam regjistruar as ndonjë parti

Kryeministri Edi Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë karshi Kosovës në situatën e fundit me Serbinë, është në linjë me atë të aleatëve e partnerëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që tha se janë të përbashkët. Në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova, Rama tha se qeveria shqiptare nuk e mbështeti Kosovën në "luftën kundër bandave në veri" pasi Shqipëria nuk është një parti politike e regjistruar në Kosovë që të merret me problemet e brendshme të vendit.

“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike të regjistruar këtu në Kosovë. Madje, madje, kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale me një parti të regjistruar në Shqipëri e cila garonte kundër partisë sime, unë Albinin e prita për drekë. Dhe nuk kemi pas asnjë problem, dhe s’ia kam ngritur si çështje se ‘si vjen ti këtu e bën fushatë kundër meje dhe do takim’.

Absolutisht jo. Tani ç’lidhje ka kjo që Shqipëria nuk e ka mbështetur Kosovën për të luftuar bandat, sepse s’e kuptoj. Ne nuk jemi parti politike, jemi shtet, jemi tjetër shtet. Dhe këtu nuk është çështja a duhet… nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, që i kemi të përbashkët, që të thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat dhe qeveria e Kosovës nuk duhet të luftojë bandat. Ky është një interpretim shumë i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë me bandat. Lufta me bandat është luftë me bandat.

Ky realitet është krejt tjetër, ka të bëjë me faktin, dhe kjo është arsyeja e pozicionit tim, që të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët e Kosovës, i kanë vënë Kosovës në tryezë mundësinë për një marrëveshje historike që çliron përfundimisht Kosovën nga zona në hije e mosnjohjeve nga gjysma e botës, dhe nga pesë shtete këtu në BE. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam angazhuar, dhe qeveria jonë jemi angazhuar në këtë proces. Pastaj se çfarë bën qeveria e Kosovës këtu brenda me bandat, me bizneset, me sigurimet shoqërore, kjo nuk është puna jonë”- tha Rama.

Ai tha se ende s’ka asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës se a do të mbahet takimi me kryeministrin Kurti apo jo. Ai tha se edhe në momentet sa po jepet intervista, kabineti i Qeverisë së Kosovës nuk i është përgjigjur kabinetit të Qeverisë së Shqipërisë.

“Por mua më shqetëson fakti që edhe tani që flasim, ne ende s’e kemi marrë një përgjigje zyrtare e serioze nga një shtet serioz që ia kërkon zyrtarisht dhe të përgjigjet zyrtarisht. Nuk kemi asnjë përgjigje sepse s’kemi pasur mundësi të kemi përgjigje zyrtare. Të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur sio e kemi bërë ne kërkesën. Edhe tani që flasim s’ka qenë e mundur të kontaktohet kabineti”, tha Rama. Aai foli edhe për Kanunin, ku e përdori si shprehje gjatë një interviste në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës.

“Edhe ajo e kanunit nuk është pa vlerë, sepse është bazë e traditës tonë. Ne krenohemi gjithandej që “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Dhe kur thuhet “miku”, nuk thuhet vetëm miku që ti fton, por ai që troket në derë, të cilin ti mund mos ta njohësh ose edhe hasmi yt. Dhe ti je i detyruar ta hapësh derën dhe ta presësh, pavarësisht se është një prani që t’i nuk e dëshiron dhe në këtë sens, edhe kaq mjafton për të mos krijuar shfaqje të tilla”, - tha Rama.

Më tej, Rama tha se Kurtit i ka bërë aq shumë kërkesa për takimin e sotëm sa “as në rininë time s’i kam shkuar mbrapa një Xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa”. Kurse, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Rama e quajti si “djalë simpatik shumë”, por sipas tij, ai “s’ka lidhje fare me këto tema”. “Unë e kuptoj që do të thotë fjala “më ka ngelur hatri”, më ka ngelur hatri për mbledhjen e dy qeverive që u anulua, dhe tash si do ia bëjmë. Do ta lëmë Kosovën pa asnjë zë në raportin që do të bëjmë për kancelarinë në këto vizita dyditore?”, tha Rama.

Të këshilluara

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten. Ai ka folur par...

19:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI