Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Konferenca me Ramën, Kovaçevski: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

Lapsi.al 6 July 2023
Konferenca me Ramën, Kovaçevski: Kosova dhe Serbia të

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë.

Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp tha “Sot ishte kënaqësi e jona të presim mikun tonë Edin. Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi”, tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje me kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, Kovaçevski, tha “politikanët të tregojnë guxim burrshtetasi për të sjellë edhe vendime të rënda që të ardhmen të dominojë paqa mes shteteve dhe popujve”, tha Kovaçevski duke marrë shembull konstetet e Maqedonisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46