Flash

Diploma peng/ Si po i izolon qeveria mjekët e rinj

Lapsi.al 6 July 2023
Diploma peng/ Si po i izolon qeveria mjekët e rinj

Nën diktaturë i rrethonin kufijtë me tela me gjemba për të penguar arratisjet jashtë vendit. Nën qeverisjen e socialistëve, mjekët e rinj po izolohen nëpërmjet një ligji të posaçëm për të qëndruar brenda vendit.

Socialistët e futën me procedurë të përshpejtuar në kuvend projektligjin që mban peng deri në 5 vjet të sapodiplomuarit e mjekësisë. Nëse nuk punojnë, mjekët nuk marrin diplomën. Rrjedhimisht nuk fillojnë dot punë në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian. Gjermania është shndërruar prej vitesh në destinacionin joshës për bluzat e bardha, ndaj ligji shqiptar synon ta frenojë ikjen e tyre.

Kur prezantoi projektligjin që izolon mjekët e rinj, kryeministri Rama e trajtoi shansin për të studiuar si një të mirë që shteti ta mundëson falë taksave të shqiptarëve. Në këtë rast, sipas tij, shqiptarët kanë të drejtë të kenë shërbim mjekësor në këmbim të taksave.

Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor” tha Rama kur prezantoi projekt-ligjin e ri.

“Për këtë paguan populli shqiptar taksa. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar, të ikin që në ditën e parë” arsyetoi kryeministri.

Por studentët e mjekësisë nuk janë dakort. Disa dhjetëra prej tyre protestuan para parlamentit. “Ty s’ta mbajtën diplomën Z.Rama. Apo nuk ju deshe?” shkruhej në pankarta.

Protesta e studenteve perballe parlamentit

Ligji i ri për studentët e mjekësisë

Projektligji i ri parashikon një marrëveshje, sipas së cilës studentët e mjekësisë duhet të punojnë deri në 5 vite në vend pasi të kenë mbaruar universitetin nëse duan të pajisen me diplomë. “Trajtimi i veçantë” prek jo vetëm studentët e rinj, por dhe ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

“Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare” thuhet në projektligj.

Studentët që tani janë në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt duhet të punojnë deri 3 vjet në sektorin publik apo atë privat. Studentët që janë aktualisht në vitin e pestë ose të gjashtë, punësimi brenda vendit limitohet deri në 2 vite.

Lexo edhe: Kush po i përze shqiptarët nga vendi

Lexo edhe: Shqipëria po zbrazet, Rama: Edhe në Angli fshatrat po zbrazen

Synimi është që të zbutet disi goditja që ka marrë sistemi shëndetësor nga braktisja në masë e mjekëve dhe infermierëve.

Studentet e mjekesise perballe parlamentit

Dështimi i qeverisë përballë shpopullimit

Hartimi i një ligji që izolon me forcë një komunitet të caktuar profesionistësh është edhe dëshmi se qeveria e ka pranuar se fenomeni i shpopullimit nuk mund të shpërfillet më. Deri në vitin 2018, kur azilkërkuesit shqiptarë konsideroheshin shqetësim serioz për vende si Franca apo Hollanda, kryeministri Rama e mohonte fenomenin.

“Shqiptarët nuk janë azilkërkues, janë emigrantë që kërkojnë punë. Shqiptarët janë europianë që shkojnë në Europë për punë, njësoj siç shkojnë polakë, bullgarë etj, etj” shprehej Rama në një deklaratë për Top Story në vitin 2018.

[caption id="attachment_838337" align="alignnone" width="861"]Rama ne asamblene e PS Rama duke folur në asamblenë e PS[/caption]

Me kalimin e viteve, kur shpopullimi po prekte thuajse të gjitha fushat e ekonomisë, Rama tentoi ta luftonte me propagandë.

“Që shqiptarët do të ikin dhe do të kthehen do të ikin është normale pasi kemi dalë nga bunkeri i komunizmit por që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne të vazhdojmë të bëjmë ato që kemi bërë këto vite” u thoshte socialistëve në një nga mbledhjet e partisë në vitin 2020.

Në fushatën e vitit 2021, kreu i qeverisë tentoi ta mbulojë me premtime të rreme, si ai për t’i ofruar nga 5 mijë euro çdo emigrant që kthehej në Shqipëri dhe niste biznesin e bujtinave.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut”, thoshte Rama në fushatën e vitit 2021.

Tani në vitin 2023 kur dita-ditës po bëhet e vështirë të gjesh profesionistë për shkak të emigrimit masiv, kryeministri i kërkoi biznesit të ngrejë pagat.

“Kjo që po ndihet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që dje ishte problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme” shprehet ai në 2023.

Në reagimet e kryeministrit mund të gjesh shpërfillje, justifikime, premtime dhe kërkesa për të tjerët, por nuk ka asnjë deklaratë ku të pranohet përgjegjësia e qeverisë. Sepse mjekët nuk largohen thjesht për para. Në Gjermani, apo vende të tjera të Bashkimit Europian ata gjejnë një standart tjetër jetese, që garantohet nga një qeverisje më e përgjegjshme dhe më pak e korruptuar se në Shqipëri./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI