Flash

Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë

Lapsi.al 5 July 2023
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë

Këshilli i ministrave ka vendosur se agjencitë funerale në vendin tonë do të licencohen nga organet e vetëqeverisjes vendore. Në vendim thuhet se kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Më tej përcaktohet se agjencitë funerale duhet të ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të përcaktuara janë jo të dukshme nga jashtë që parashikon: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin.

Do të jenë bashkitë ata që do të kontrollojnë aktivitetin e tyre për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në vendimin e qeverisë dhe ato të vendosura nga vetë bashkitë lidhur me kapacitetet.

Qeveria i ka vendosur një afat 6-mujor bashkive që të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Ndërsa agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në vendim theksohet se nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI