Flash

The Weeknd reagon pas përfundimit të The Idol

Lapsi.al 5 July 2023
The Weeknd reagon pas përfundimit të The Idol

"The Weeknd" ka reflektuar për fundin e serialit të tij të diskutueshëm HBO, The Idol.

Pas përfundimit të sezonit të së dielës, këngëtari përkujtoi episodin përmes Instagramit me një seri fotosh nga prapaskenat e kastit në xhirime. Postimi u shoqërua edhe me një deklaratë për mirënjohjen e tij për serialin.

"Finalja. Jam mirënjohës që e ndaj këtë moment me ju të gjithë ndërsa sezoni po mbaron", ka shkruar fituesi i Grammy-t në postimin e tij. "Vazhdoni të shtyni vizionin, pavarësisht se sa me gunga është udhëtimi. Jocelyn Forever " përfundoi ai, duke iu referuar personazhit të aktores së tij Lily-Rose Depp dhe titullit të episodit të fundit.

Seriali, i bashkë-krijuar nga regjisori Sam Levinson, ka bërë tituj për skenat e tij  se*suale. Duke iu drejtuar çështjes gjatë një konference për shtyp të Festivalit të Filmit në Kanë për serialin, Depp mbrojti shfaqjen duke thënë: "Unë mendoj se  Jocelyn është një interpretuese e lindur dhe edukuar. Mendoj se kjo shtrihet në çdo aspekt të jetës së saj, jo vetëm në jetën e saj profesionale”.

Krahas skenave të tepruara  të serialit që u vunë në pikëpyetje, The Idol – i cili ishte gjithashtu subjekt i një ekspozimi të Rolling Stone – është kritikuar për historinë e tij, me The Guardian që e quajti atë "një nga serialet më të këqija të realizuar ndonjëherë". Vetë performanca e The Weeknd, në veçanti, është kritikuar./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Avantazhet e të pasurit një partner pune

Avantazhet e të pasurit një bashkëshort pune (një marrëdhënie e fortë midis dy kolegëve platonikë, zakonisht të gjinisë së kundërt, e cila përfshin një lidhje t...

10:02

Vendimi i Cardi B pas akuzave për tradhëti

Cardi B po vendos kufijtë e saj. Reperja "Money" postoi një shënim në Twitter duke dërguar një mesazh për fansat pasi burri i saj Offset e akuzoi atë për tradhë...

18:01

Pas polemikave përfundon seriali The Idol

The Idol përfundoi së fundmi sezonin e tij të parë kontrovers  dhe The Weeknd u shfaq në mediat sociale për të festuar dramën. "Finalja. jam mirënjohës që e ...

15:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI