Flash

Temperatura ekstreme, fenomeni El Nino pritet të prekë Shqipërinë

Lapsi.al 5 July 2023
Temperatura ekstreme, fenomeni El Nino pritet të prekë

Fenomeni “El nino” i cili e ka origjinën në ujërat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës dhe pritet që të prekë edhe vendin tonë. Meteorologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.

“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.

Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomenit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme. Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rrebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.

“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI