Flash

Qeveria do t'i mbajë 5 vite peng diplomën, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

Lapsi.al 5 July 2023
Qeveria do t'i mbajë 5 vite peng diplomën, studentët e

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar të dalin në protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi.

Ata nuk jane dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë.

Ndryshe nga ç'ishte parashtruar, se do punonin 3 vite, Rama tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për protestën e parë që zhvilluan studentët e mjekësisë kundër mbajtjes peng të diplomave të tyre: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI