Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga plumbat e gomës

Lapsi.al 5 July 2023
Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i

Trazirat e fundjavës së kaluar në Francë sollën viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Një 27-vjeçar u vra dhe një person tjetër u plagos nga një plumb gome të policisë gjatë trazirave.

Ngjarjet tragjike nxjerrin në pah tensionet dhe sfidat e thella që vendi po përjeton, pas vdekjes së një adoleshenti 17-vjeçar francez me prejardhje algjeriane, ngjarje kjo që ka shkaktuar protesta të forta, transmeton Corriere Della Sera.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron po përgatitet të prezantojë një ligj emergjent për të rindërtuar zonat e prekura dhe për të marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën e vështirë. Rasti i vrasjes së 27-vjeçarit ndodhi midis të shtunës dhe të dielës në qytetin e Marseljes.

Përkundër transportimit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti të mbijetojë goditjes së fortë në gjoks. Lajmi i trishtë u përhap natën e kaluar, kur prokuroria e Marseljes njoftoi për hetimet e tyre në lidhje me rolin e agjentëve të policisë. Megjithatë, ende nuk ka detaje të sakta se a ishte viktima pjesë e protestave apo ishte thjesht kalimtar.

Dyshimi për abuzim policor shfaqet edhe në rastin e dytë në Mont-Saint-Martin, afër kufirit me Belgjikën. Një djalë 25-vjeçar, Aimène Bahouh, ndodhet në gjendje kome që nga e premja, më 30 qershor. Ai ishte në drejtim të një automjeti bashkë me dy miqtë e tij pasi kishte mbushur benzinë në një stacion shërbimi, kur u godit nga një plumb i hedhur nga një agjent i repartit special të policisë Raid.

Dëshmitarët tregojnë se ai u rrëzua papritur mbi timon, duke humbur shumë gjak. Prokuroria ka nisur një hetim për “dhunë vullnetare” në lidhje me këtë rast.

Në një takim me 250 kryetarë komunash nga e gjithë Franca, presidenti Emmanuel Macron shpreh planin e tij për të adresuar situatën pas një jave të shkatërrimeve dhe konflikteve të mëdha. Pas dëgjimit të shumë kryetarëve komunash të pranish.

Të këshilluara

FNSH dhe policia kontrolle blic në Krujë

Një aksion policor po zhvillohet në zonën e Krujës prej orëve të para të ditës së sotme. Burime bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet kundër aktivitetit kri...

08:12

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të para...

07:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI