Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Lapsi.al 5 July 2023
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Korçë ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje të dendura shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere duke sjellë mjaft probleme në disa komuna të Kosovës. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. Por priten edhe reshje në formë shtrëngate si edhe mini-stuhi të forta ere në zona të izoluara në Perëndim të MV duke rrezikuar përmbytje. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Europa

Mbetet me vranësira, shira si edhe mini-stuhi breshëri i gjithë gadishulli skandinav. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe ishujt britanikë duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqitet e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian ku temperatura të larta priten sërisht në Gadishullin Iberik.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI