Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Pse dështoi Pylli Orbital i Veliajt!

Lapsi.al 5 July 2023
Kontrolli i Lartë i Shtetit: Pse dështoi Pylli Orbital i Veliajt!

Nga Blerina Gjoka

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep alarmin për situatën mjedisore në kryeqytet pas një auditimi tematik për mjedisin në Bashkinë e Tiranës, ku konstatohet se projekti i famshëm i “Pyllit Orbital” i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk është realizuar.

Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi” thuhet në raportin e auditit për vitin 2022 të prezantuar të mërkurën në Kuvend.

Raporti thekson gjithashtu se projekti i Veliajt “Qyteti i Gjelbër” është ambicioz, por nuk është shoqëruar me kapacitete të mjaftueshme financiare dhe logjistike nga ana e bashkisë.

I prezantuar që në vitin 2017, projekti “Pylli Orbital” u reklamua nga Veliaj si projekti më madhor i bashkisë për të gjelbëruar 23 zona të kryeqytetit dhe në mars të këtij viti ai pretendoi se ishin mbjellë 1 milion pemë.

Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.” thuhet në më tej në raportin e KLSH.

KLSH konstaton gjithashtu se “zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra'.

Në shifra krahasuese, raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët, 0.46m2 /banor, që sipas KLSH-së, është i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë prej 9m2 /banor dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas KLSH-së, Tirana po shënon një rritje të pakontrolluar të popullsisë dhe vendbanimeve informale. Nëse nuk kontrollohet, vëren raporti, -“rritja e qytetit mund të marrë formën e një shtrirjeje të vazhdueshme urbane, duke shkaktuar rritjen e shpenzimeve të infrastrukturës, zgjatjen e kohës së udhëtimit të përditshëm, shkatërrimin e mjedisit natyror dhe zonave bujqësore prodhuese, si dhe rritjen e përgjithshme të konsumimit të energjisë dhe karburantit për transport”.

Në këtë kontekst, KLSH shton se bashkia e kryeqytetit ende nuk ka politika për uljen e zhvillimeve të pakontrolluara urbane.

KLSH i rekomandon kësaj bashkie që të marrë masa për shtimin e hapësirave të gjelbra të reja në territorin që administron, pasi konstaton se në përgjithësi objektivat e saj në këtë drejtim “rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme”./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI