Flash

Rama në Prishtinë, takim vetëm me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën

Lapsi.al 5 July 2023
Rama në Prishtinë, takim vetëm me Vjosa Osmanin dhe Glauk

Albin Kurti ka vendosur që t’i caktojë Glauk Konjufcën Edi Ramës për takim nesër në Prishtinë, raporton Euronews.

Mësohet gjithashtu se Ramën do ta presë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve.

Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.

Ndërkohë, ky i fundit sot gjatë një deklarate për mediat pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur, që sipas tij është nesër për Prishtinë.

"Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur e vazhdon ta mbështesë procesin e Berlinit. Është për mua e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera" tha Kurti.

https://lapsi.al/2023/07/05/kronologjia-pse-po-ia-mbyllin-deren-rames-ne-prishtine/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI