Flash

Hapet testamenti i Silvio Berluskonit, kujt i shkoi pasuria

Lapsi.al 5 July 2023
Hapet testamenti i Silvio Berluskonit, kujt i shkoi pasuria

Vazhdimësi në biznese dhe në jetën familjare. Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur pasditen e kësaj të mërkure dhe mesa duket jeta e njerëzve të afërt të themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia nuk ka ndryshuar shumë.

Dëshirat e tij të fundit u bënë të njohura para dy dëshmitarëve, avokatëve Luca Fossati dhe Carlo Rimini, në prani të përfaqësuesve ligjorë të fëmijëve që vetë ishin në lidhje LIVE.

Kështu kompania Fininvest, e cili kontrollon grupin televiziv Mediaset dhe Mondadori, si dhe një pjesë të madhe prej 30% në Banca Mediolanum, mbetet fort në duart e familjes. Kjo mësohet nga burime pranë noterit milanez Arrigo Roveda, i cili padyshim ka refuzuar çdo koment për gazetarët.

Më herët miku i përjetshëm i Silvio Berlusconit, Fedele Confalonieri kishte përjashtuar “çdo tronditje në familje dhe në strukturën e kompanive të kontrolluara apo në pronësi të Fininvest” dhe se në testament nuk do të kishte surpriza.

Me hapjen e testamentit do të zbulohet se si 61.21% e kapitalit të Fininvest që zotërohej nga Silvio Berlusconi u rishpërnda përmes katër aksionarëve të tjerë. Duket se Berlusconi është kujdesur që pasuria e tij të mos shkojë tek një person që do të kishte fuqi absolute. Sipas disa thashethemeve, kompania mund të kontrollohet nga fëmijët dhe bashkëshortja.

Kjo do të thotë se Luigi, Eleonora dhe Barbara - tre fëmijët më të vegjël, të lindur nga martesa me Veronica Lario, do të kenë së bashku 46% ndërsa dy fëmijët më të mëdhenj - Marina dhe Pier Silvio do të kenë së bashku me 32%. Nuk dihet se kujt i kanë shkuar shumë likuiditete të hollash, vila, piktura, varka dhe asete të tjera.

Trashëgimtarët pritet të marrin edhe një vendim për shitjen e klubit të futbollit të Monza. E sigurt është se Marta Fascina, deputetja e Forza Italia dhe ajo që Berluskoni e quante “gruaja e tij” mund të marrë një çek prej 100 milionë eurosh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI