Flash

Dedikimi i Dua Lipa për ditëlindjen e partnerit

Lapsi.al 5 July 2023
Dedikimi i Dua Lipa për ditëlindjen e partnerit

Dua Lipa  ka shpërndarë një mesazh  në Instagram duke i uruar ditëlindjen të dashurit të saj Romain Gavras.

Ajo postoi një foto të sajën e veshur me një fustan bardhë e zi me mëngë të gjata me pika, duke ecur krah për krah Gavras përgjatë një ballkoni hoteli. Këngëtarja, fytyra e së cilës mund të shihej pjesërisht në foto, dukej se ishte duke i buzëqeshur Gavras,  teksa i kishte vendosur krahun rreth supit të tij. “Joyeux anniversaireeeee bebé ?”, shkroi ajo në postim.

Këngëtarja e "Don't Start Now" dhe regjisori francez  ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt, kur u fotografuan duke lënë së bashku një festë të  BAFTA në Londër. Disa muaj më vonë, më 19 maj, Gavras dhe Lipa dolën publikisht me romancën e tyre në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa ndiqnin premierën e Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit).

Përpara regjisorit, Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me Anwar Hadid derisa zyrtarisht u ndanë në vitin 2021. Ndërsa Romain më parë ishte në një lidhje prej gjashtë muajsh me këngëtaren Rita Ora. Një përfaqësues i Gavras konfirmoi për Daily Mail se ata u ndanë në mars 2021 për shkak të orareve kontradiktore dhe angazhimeve të punës./Lapsi.al

Të këshilluara

Avantazhet e të pasurit një partner pune

Avantazhet e të pasurit një bashkëshort pune (një marrëdhënie e fortë midis dy kolegëve platonikë, zakonisht të gjinisë së kundërt, e cila përfshin një lidhje t...

10:02

Vendimi i Cardi B pas akuzave për tradhëti

Cardi B po vendos kufijtë e saj. Reperja "Money" postoi një shënim në Twitter duke dërguar një mesazh për fansat pasi burri i saj Offset e akuzoi atë për tradhë...

18:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI