Flash

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Ramës në rajon

Lapsi.al 5 July 2023
Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni veprimtarinë

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon. Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me gazetarët Berisha I bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

"PD i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar BE, SHBA, NATO-s të ndalojë veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon. Ky autokrat ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë. Rama për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit duke tundur flamurin e Ballkanit të Hapur , të Vuçiç dhe ju kundërvu haptas procesit të Berlinit. Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon dhe midis shqiptarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij kërkon të flasë në emër të Bashkimit Europian. PD deklaron se pas qëndrimeve të autokratit qëndron hetimi i hapur për aferën e korruptimi MC Gonigal dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës shqiptare. PD dënon veprimtarinë përçarëse dhe konflikt-ndjellëse të Edi Ramës." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI