Flash

Shakira dhe Gerard Pique kishin mardhënie të hapur për 3 vite

Lapsi.al 4 July 2023
Shakira dhe Gerard Pique kishin mardhënie të hapur për 3 vite

Shakira dhe Gerard Piqué thuhet se ishin në një marrëdhënie të hapur përpara se akuzat për tradhti të çonin në një ndarje të hidhur dhe marrëveshje pasuese për kujdestarinë mbi dy fëmijët e tyre.

Ish-çifti konfirmoi fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare qershorin e kaluar, pak pasi ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës, Pique u akuzua për tradhti ndaj këngëtares 46-vjeçare. Piqué, i cili që atëherë ka nisur një lidhje të re me modelen Clara Chia Marti, më vonë hodhi poshtë pretendimet për një lidhje, duke këmbëngulur se nuk kishte "asnjë tradhti nga ana e tij".

Tani gazetari spanjoll José Antonio Avilés thotë se ish-çifti kishte qenë në një marrëdhënie të hapur për tre vjet para ndarjes së tyre. "Kanë patur një marrëveshje ku "ti bëj çfarë të duash dhe unë bëj atë që dua unë, por përballë mediave ne jemi ende një çift”," tha Avilés për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas ‘El Nacional de Catalunya’.

Pretendimet për një marrëdhënie të hapur besohet se kanë ardhur nga rrethi i ngushtë i miqve dhe familjes së Piqué, me shumë që thuhet se janë të habitur nga referencat e ish-partneres së tij për tradhtinë. “Rrethi i futbollistit u befasua nga deklarata e Shakirës”, shtoi Avilés. “Ai është mërzitur kur e ka marrë vesh nga shtypi”. Diku tjetër gazetarja Pilar Vidal shtoi: 'Pique nuk dëshiron spekulime se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia. Ai u befasua nga deklarata, sepse ajo që merr iniciativën është ajo”.

Shakira është zhvendosur në Miami pasi iu dha kujdestaria e plotë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, dhe po përflitet për një lidhje me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Të këshilluara

Robert De Niro reagon ndaj humbjes së nipit

Robert De Niro ka folur pas ndarjes nga jeta të nipit të tij, Leandro De Niro Rodriguez. Në një deklaratë të lëshuar për ET të hënën, aktori shprehu pikëllim...

15:02

Leonardo DiCaprio rikthehet me Gigi Hadid

Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid u panë duke u shoqëruar së bashku në Hamptons këtë fundjavë. Dyshja – e cila shkaktoi për herë të parë thashethemet ...

14:32

Konfirmohet lidhja e re e Loredanës

Lidhja e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është konfirmuar tashmë. E gjitha nisi para disa ditësh kur Loredana ndodhej me pushime në Itali, por jo vet...

10:16

Daniel Radcliffe zbulon gjininë e fëmijës

Radcliffe dhe e dashura e tij, Erin Drake, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku  në prill, por ende nuk e kishin zbuluar gjininë e foshnjës së tyre deri ...

18:14

Përse filmi 'Barbie' u ndalua në Vietnam

Gjithë faji i një harte gjeografike. Autoritetet vietnameze kanë ndaluar shfaqjet e filmit të shumëpritur "Barbie", me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi sup...

17:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI