Flash

Robert De Niro reagon ndaj humbjes së nipit

Lapsi.al 4 July 2023
Robert De Niro reagon ndaj humbjes së nipit

Robert De Niro ka folur pas ndarjes nga jeta të nipit të tij, Leandro De Niro Rodriguez.

Në një deklaratë të lëshuar për ET të hënën, aktori shprehu pikëllimin e thellë për humbjen.  "Jam thellësisht i lënduar nga  ndarja nga jeta e nipit tim të dashur Leo," tha Robert. "Jemi shumë mirënjohës për  të gjitha ngushëllimet . Kërkojmë që të na jepet privatësia në këtë situatë të vështirë."

Në një postim emocionues në Instagram, Drena ka nderuar djalin e saj të ndjerë. Leandro thuhet se ishte 19 vjeç në kohën e vdeekjes së tij.

"Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej duke u bërë mamaja jote", ka shkruar ajo. "Ti ishe thellësisht i dashur dhe i vlerësuar dhe uroj që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar.Më vjen shumë keq foshnja ime, më vjen shumë keq. Pusho në paqe dhe parajsë të përjetshme djali im i dashur.

Lajmi për vdeekjen e Leandros vjen gati tre muaj pasi aktori "About My Father" mirëpriti vajzën Gia Virginia Chen-De Niro me të dashurën Tiffany Chen. Gia është fëmija i tij i shtatë. De Niro ndan fëmijët e tij të rritur, Drena, 51 vjeç dhe Raphael, 46, me ish-gruan Diahnne Abbott, si dhe djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish të dashurën Toukie Smith. Ai gjithashtu ndan djalin Elliot, 25 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me ish-bashkëshorten Grace Hightower./Lapsi.al

Të këshilluara

Leonardo DiCaprio rikthehet me Gigi Hadid

Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid u panë duke u shoqëruar së bashku në Hamptons këtë fundjavë. Dyshja – e cila shkaktoi për herë të parë thashethemet ...

14:32

Konfirmohet lidhja e re e Loredanës

Lidhja e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është konfirmuar tashmë. E gjitha nisi para disa ditësh kur Loredana ndodhej me pushime në Itali, por jo vet...

10:16

Daniel Radcliffe zbulon gjininë e fëmijës

Radcliffe dhe e dashura e tij, Erin Drake, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku  në prill, por ende nuk e kishin zbuluar gjininë e foshnjës së tyre deri ...

18:14

Përse filmi 'Barbie' u ndalua në Vietnam

Gjithë faji i një harte gjeografike. Autoritetet vietnameze kanë ndaluar shfaqjet e filmit të shumëpritur "Barbie", me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi sup...

17:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI