Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë: Dominojnë kthjellimet

Lapsi.al 4 July 2023
Parashikimi i motit për këtë të martë: Dominojnë

Këtë të martë, deri në orët e pasdites, vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në të gjithë zonën malore do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë paradites, ku pritet moti i kthjellët do të jetë dominant në të gjithë Kosovën herë pas here priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të dendura në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Gjatë natës do të ketë përmirësim gradual i kushteve të motit si edhe ndërpreje e reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë prezente gjatë orëvë të para të ditës në të gjithë MV por pjesa e dytë e ditës do të këtë herë pas here, vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira të izoluar dhe lokalë, kryesisht në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të MV. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e MV.

Europa

Europa Qendrore si edhe Ishujt Britanikë; do të përfshihen nga vranësira, rrebeshe shiut ku herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Gjithashtu, vranësira dhe shira konvektivë do të ketë në Europën Veriore ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë/ Autori në arrati

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Rigers Dine. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-shinave të tr...

15:11

Merr flakë automjeti në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth mesditës këtë të hënë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit sportiv “Dinamo”. Sipas informacionve p...

11:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI