Flash

Lirohet pas 10 vitesh shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

Lapsi.al 4 July 2023
Lirohet pas 10 vitesh shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

Në prill të 2013-ës, për 30 mijë euro, ai i hodhi acid në fytyrë avokates së Pesaros në Itali, Lucia Annibali duke i transformuar fytyrën e saj. Tashmë shqiptari Rubin Talabani, 41 vjeç është i lirë. Mediat italiane shkruajnë se ai është kthyer dhe jeton në Shqipëri pasi ka kryer 10 nga 12 vjetët e dënimit të tij të formës së prerë.

Gjesti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat dhe "ishi" i gruas, i cili më 16 prill 2013 kishte instruktuar Talabanin dhe shokun e tij shqiptar Altistin Precetaj për rrugën që bënte ish-gruaja e tij. Të dy kishin vëzhguar gruan poshtë shtëpisë dhe më pas e sulmuan Annibalin duke i hedhur acid në fytyrë.

Të dy shqiptarët u dënuan me 12 vite burg, ndërsa ish-bashkëshorti me 20 vjet. Lajmi për lirimin e Rubin Talabanit u dha nga avokati i tij gjatë një seance gjyqësore për trafik droge.

Në seancë doli se Talabani është i lirë dhe jeton në Shqipëri, falë një ligji për krimet e kryera nga të huajt, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për 10 vjet.

Lucia Annibali, një ish-deputete e zgjedhur me Partinë Demokratike dhe më pas kaloi në Italia Viva. Sot është avokate e popullit e rajonit të Toskanës. Në vitin 2019, Talabani i shkroi një letër Annibalit duke shprehur pendimin e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”, aksi Elbasan Librazhd, një trajler ka dalë nga rrug...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI