Flash

Lajcak viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

Lapsi.al 4 July 2023
Lajcak viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë sot Kosovën, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi që ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkan Gabriel Escobar.

Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti rreth.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.

Ndërkohë, ditën e nesërme në Kosovë do të shkojnë për vizitë edhe Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut.

Lajçak pritet që sërish t’i ripërsëritë kërkesat e Bruksleit sa i përket hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri. Në këtë rrash pritet deklarimi publik i serbëve se do të marrin pjesë në votime, dhe kjo është kërkesë drejtuar Beogradit që ta sigurojë këtë gjë.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi që ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.Vizita e Miroslav Lajçakut vjen në momentin kur Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të përgatitura e të praktikuara qysh në javën e dytë të qershorit, por rreth të cilave Prishtina zyrtare u njoftua formalisht më 28 qershor.

Të këshilluara

Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, me gjasë nga dita e martë, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në pë...

18:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI