Flash

Lajçak takon Kurtin dhe Osmanin: BE ka gati sanksione edhe për Serbinë

Lapsi.al 4 July 2023
Lajçak takon Kurtin dhe Osmanin: BE ka gati sanksione edhe për

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak ishte këtë të martë në Prishtinë ku takoi Presdienten Vjosa Osmani dhe më pas edhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve ai tha se shtetet anëtare të BE-së pritet të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës.

Por, siç u shpreh ai pas takimit 2-orësh me kryeministrin Albin Kurti, sanksionet do të ishin kundër dëshirës së tij. Ndërsa, një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të mirëpritej nga ai. Lajçak e ka cilësuar këtë takim shumë të rëndësishëm, ku tha se pati dakordim me kryeministrin Kurti për tri pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës.

“Ka një dakordim për 3 pikat që duhet të ndiqen për depërshkallëzimin e situatës: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë.Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm. Kurti ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të mia, për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë. Jemi pajtuar që ky proces të vazhdojë” - tha ai.

I pyetur se nëse do të ketë sanksione edhe për Serbinë, Lajçk u shpreh se BE është e gatshme për një gjë të tillë.

“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare. Do të jem Beograd nesër. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, - u shpreh Lajçak. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”, aksi Elbasan Librazhd, një trajler ka dalë nga rrug...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI