Flash

Gaz Bardhi nxjerr bllof kukullat që shkuan te show me Klinton

Lapsi.al 4 July 2023
Gaz Bardhi nxjerr bllof kukullat që shkuan te show me Klinton

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka nxjerrë bllof të gjithe gjoja opozitarët që morrën pjesë në show e organizuar nga Rama për ardhjen e Bill Clinton.

Ndonëse ka pasur një ftesë nga protokolli për të qenë prezent në ceremoninë e pritjes së ish-presideniti Klinton, ai ka refuzuar të të bashkohet me atë amalgamë të përzgjedhur sipas preferencave të pushtetit.

"Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e shout të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”, ka thënë Gazment Bardhi për Panorama. Në ceremoninë që u transmetua Live dukej qartë përzgjedhja e të ftuarve sipas orekseve të pushtetit, Aty nuk ishin psh ish presidentë si Berisha dhe Meta, por qenë Mejdani dhe Moisiu. Aty nuk u ftuan deputetë të PD, por nuk mungonin përfaqësues të vulës. Duke dashur të mos lërë asnjë keqkuptim, Bardhi ka sqaruar se: “Presidenti Klinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Klinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Klinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lartë shtetërore”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë/ Autori në arrati

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Rigers Dine. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-shinave të tr...

15:11

Merr flakë automjeti në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth mesditës këtë të hënë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit sportiv “Dinamo”. Sipas informacionve p...

11:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI