Flash

FOTO/ Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë për gratë në Afganistan

Lapsi.al 4 July 2023
FOTO/ Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë për gratë

Talebanët kanë urdhëruar që sallonet e flokëve dhe bukurisë në Afganistan të mbyllen brenda 30 ditësh. Ishte një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit që tha për BBC-së se bizneset kishin një muaj për të zbatuar vendimin duke filluar nga 2 korriku kur ata u informuan për herë të parë për masën. Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021. Ata i kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente të shkojnë në shkolla, palestra dhe parqe. Së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë edhe për Kombet e Bashkuara.

Talibanët gjithashtu kanë vendosur që gratë duhet të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse ato udhëtojnë më larg se 72 km. Kufizimet kanë vijuar pavarësisht dënimit dhe protestave ndërkombëtare nga gratë, si dhe nga aktivistët që flasin në emër të tyre. Mbyllja e salloneve të bukurisë ishte pjesë e një game të gjerë masash të vendosura nga talebanët kur ata ishin në pushtet për herë të fundit midis viteve 1996 dhe 2001. Por ato u rihapën në vitet pas pushtimit të Afganistanit nga SHBA në vitin 2001.

Taliban give 10 days ultimatum to beauty salons in Baghlan to close down – KabulNow

"Talebanët po ua marrin grave afgane të drejtat më themelore të njeriut. Po shkelin të drejtat e grave. Me këtë vendim tani po i privojnë gratë që t'i shërbejnë një gruaje tjetër. Kur e mora vesh lajmin u trondita plotësisht. Duket se talebanët nuk kanë ndonjë plan politik përveç fokusimit në trupat e grave. Ata po përpiqen të eliminojnë gratë në çdo nivel të jetës publike" – tha një grua BBC në kushte anonimati.

Taliban administration orders beauty salons in Afghanistan to close | Reuters

Sallonet e bukurisë mbetën të hapura edhe pasi talebanët rimorën pushtetin dy vjet më parë pas tërheqjes së forcave amerikane. Por vitrinat e dyqaneve shpesh mbuloheshin dhe imazhet e grave jashtë salloneve ishin lyer me spraj për të fshehur fytyrat e tyre. Qeveria talebane nuk ka shpjeguar se çfarë e shtyu ndalimin, ose cilat alternativa, nëse ka, do të ishin në dispozicion për gratë pasi sallonet të mbylleshin.

Një tjetër grua afgane, e cila kërkoi të mos identifikohet tha se miqtë e saj kishin konfirmuar mbylljen e salloneve të flokëve në Kabul dhe gjetkë. “Është një lajm tronditës për gratë afgane. Dola dhe pashë që të gjitha sallonet në lokalitetin tim ishin të mbyllura” – tha ajo për BBC. ©LAPSI.al

Afghan Taliban order women's beauty parlours to shut - Global - SAMAA

Women in Afghanistan Are Scared Under the Taliban Regime

I Must Face the Taliban': The Women in Kabul Keeping Their Beauty Salons Open

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”, aksi Elbasan Librazhd, një trajler ka dalë nga rrug...

19:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI