Flash

Wagner gjen strehim në Bjellorusi, Polonia shton 500 policë në kufi

Lapsi.al 3 July 2023
Wagner gjen strehim në Bjellorusi, Polonia shton 500 policë në

Polonia ka vendosur të shtojë 500 policë në kufirin e saj me Bjellorusinë, pas vendimit që ky vend mori për të pranuar në territorin e tij merecenarët e Wagner, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë është larguar nga lufta në Ukrainë.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Kaminski, i cili shtoi se masa vjen dhe si pasojë e numrit të madh të emigrantëve që kalojnë në këtë kufi, një pjesë e të cilëve largohen nga lufta.

“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të shtoj përforcimet me 500 policë nga njësitë parandaluese dhe kundër terrorizmit”, tha Kaminski.

Prej dy vitesh, Polonia ka lëshuar akuza ndaj Bjellorusisë se ka krijuar një krizë artificiale emigrantësh në kufi, duke sjellë me avionë njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika, duke u përpjekur t’i shtyjë ata përtej kufirit drejt Polonisë.

Zëvendësministri i Shërbimeve Speciale, Stanislaw Zaryn, tha për Reuters se shtimi i pranisë policore në kufi ishte gjithashtu në përgjigje të transferimit në Bjellorusi të mercenarëve të grupit Wagner.

Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për t’u ofruar trupave mercenare mundësinë për t’u zhvendosur në Bjellorusi ka shtuar frikën te vendet e NATO-s, se prania e mercenarëve mund të shkaktojë paqëndrueshmëri më të madhe në rajon.

Të këshilluara

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg ...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI