Flash

Sa miliona kushtojnë fjalimet e Bill Klintonit

Lapsi.al 3 July 2023
Sa miliona kushtojnë fjalimet e Bill Klintonit

Ish-presidenti Bill Klinton do të mbajë një fjalim sot në Tiranë pasi t’i jepet dekorata e “Yllit të Mirënjohjes për arritjet publike”.

Periudhën post-presidenciale të njeriut që drejtoi Amerikën për 8 vite nga 1993 në vitin 2001, e kanë shënjuar tre angazhime të mëdha.

Mbështetjen e karrierës politike të gruas së tij, Hillary që kulmoi me garën për t’u bërë presidente në vitin 2016, zhvillimin e fondacionit Klinton, dhe e fundit por jo më e rëndësishmja, ajo për të cilën vetë Bill tha se e bën për të paguar faturat, mbajtjen e fjalimeve me pagesë anë e mbanë botës.

Në vigjilje të ardhjes së tij në Tiranë, kurioziteti na bëri të shikonim se sa paguhej Bill Klinton për një fjalim.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli, për fjalimet e Bill Klinton dhe faturat e tij: 

Për të parë më shume video bëni një like per faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Sipas një botimi të CNN në vitin 2016, mesatarja që ish-Presidenti paguhet është 207.255 dollarë për fjalim.

Ai ka bërë bujë edhe me fjalime më të shtrenjta. Si ish-President, mban rekordin me një fjalë që mbajti në Hong Kong, për të cilën u pagua plot 750 mijë dollarë.

Çka bie në sy në shifrat zyrtare të publikuara prej familjes Klinton, Bill tarifon gati dy-fishin për një fjalim jashtë Amerikës.

Nga viti 2001 kur la detyrën deri në vitin 2015 ai kishte mbajtur plot 729 fjalime dhe kishte arkëtuar mbi 153 milionë dollarë. Ai nuk ka ndaluar së mbajturi fjalime, por nuk ka të dhëna pas 2015-s.

Shifrat marramendëse që po fitonte i shoqi duket se ndikuan dhe tek Hillary, e cila sapo la detyrën si sekretare Shteti në vitin 2013 filloi biznesin e fjalimeve.

Popullariteti që gëzonte e bëri Hillarin që në dy vjet të fitonte plot 21 milionë dollarë. Asaj iu desh ta ndërprente këtë biznes pasi iu fut garës për presidente.

Por në ato dy vite, ajo fitoi më shumë se Billi. Mesatarisht Hillary u pagua 235.304 dollarë për fjalim.

Askush nuk mund të thotë se ky nuk është një biznes i jashtëzakonshëm, ndërsa për të cituar Billin, ai duhej të paguante faturat.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI